Policia aksion në Prishtinë pas hyrjes në fuqi të masave të reja
Sot në orën 21:00 kanë hyrë në fuqi masat e reja të qeverisë kundër përhapjeskoronavirusit.

Që nga ora 21:00 e ditës së sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës kundër përhapjeskoronavirusit.

RTV Dukagjini raporton se Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin e Komunës së Prishtinës në rrugën “Fehmi Agani”, kanë ndaluar qytetarët të cilët janë parë duke frekuentuar në qytet, përkatësisht në kafiteri në atë pjesë të kryeqytetit.

Po ashtu sipas këtij televizioni, pjesëtarët e policisë kanë marrë letërnjoftimet e qytetarëve të cilët ishin në atë pjesë të kryeqytetit.

Theksojmë se me vendimin e ri të qeverisë ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit.
Shtuar më 06/07/2020, ora 22:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori