E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Policia aksion kundër lojërave të fatit në Ferizaj
Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt është duke zhvilluar një aksion kundër lokalevelojëravefatit që funksionojnë ilegalisht.

Aksionin e ka konfirmuar Mehmedali Hajdini, nga Policia e Ferizajit.

“Prej orës 19:00 Policia ka filluar një aksion për bastisjen e 10 lokalevelojëravefatit që funksionojnë në mënyrë ilegale. Jemi ende në aksion. Kemi siguruar disa prova materiale. Meqë jemi akoma në zhvillimin e aksionit nuk kemi diçka përfundimtare. Akoma nuk dihet se sa persona duhet t’i shoqërojmë. Për zhvillimin e aksionit jemi në konsultim edhe me prokurorin kujdestar”, tha Hajdini për Klan Kosova.

Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë këtij viti mori një vendim për ndalimin e lojëravefatit për 10 vitet e ardhshme.

Ky vendim u morë pasi dy persona u vranë në lokale të lojëravefatit.
Shtuar më 08/08/2019, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori