Polici shqiptar preshevar fiton gjyqin kundër gazetës serbe "Kurir"
Pëlqej
Gazeta serbe "Kurir" ka shkruar një artikull me titull "vehapisti në policinë serbe" ose me titull origjinal "Vehabija u srpskoj policiji".

Kjo gazeta ka akuzuar policin shqiptar që shërbente në pikën kufitare të Preshevës se është "vehapist".

Madje në koopertinë të gazetës serbe është vënë një foto e madhe e policit shqiptar, Arban Shahinit, që në fakt është montazh, raporton "Presheva Jonë".

Polici Arben Shahini e ka hedhur në gjyq gazetën e njohur serbe "Kurir" dhe ka fituar gjyqin, për shkak se mediumi e quajti atë "vehapist".

Madje, në artikull ka patur mjaft paragjykime, të tilla si "policët serbë ia kanë frikën se mos ky koleg i hedh në erë", apo se "mjekra e policit tregon se është vehapist dhe i egër në sjellje". /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori