Polici në gjyq për spiunim
Pëlqej
Gjykata Themelore e Prizrenit ka nisur një gjykim ndaj ish-policit Fatmir Gjurgjealit.

Ai akuzohet për veprën penale të "zbulimit të të fshehtave të zyrtarëve".

Kjo vepër dënohet nga Kushtetuta deri në 5 vjet burgim.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Fatmir Gjurgjeali, nga viti 2009 në vazhdimësi, në cilësinë e mbikëqyrësit të zyrës dhe zëvendësshefit të Njësisë së Inteligjencës Kriminale Rajonale në Prizren, pa autorizim i ka dërguar informacione një shtetasi të huaj, raporton Kallxo.com.

Megjithatë, i pandehuri nuk e ka pranuar akuzën, megjithëse prokuroria kishte muaj që kishte zbuluar mailet e tij private.

Gjykimi i rradhës ndaj tij mbahet më datë 7 tetor. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori