Polici i dytë i plagosur është nga Gjakova
Gjatë aksionit të sotëm në veri të Mitrovicës është plagosur edhe një polic tjetër, kështu është polici i dytë i plagosur.

Burime nga Policia tregojnë se një polic tjetër ka marrë plagë nga plumbi, në pjesën e epërme të trupit.

Jeta e tij nuk është në rrezik, pasi plumbi ka prekur vetëm dorën.

Po ashtu mësohet se polici i parë i cili mbeti i plagosur në këtë aksion i cili u zhvillua në mëngjesin e kësaj të marte në Veri të Mitrovicës, është nga Gjakova dhe është plagosur në pjesën e përparme te kofshës.

Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion të gjerë në Veri për arrestimin e atyre që janë të përfshirë në kontrabandë me mallra. /Reporteri/
Shtuar më 28/05/2019, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori