Policët pranojnë që kanë prekur provat në vendin e vrasjes së Ivanoviçit
Pëlqej
Një dokument gjyqësor tregon se dy policë në veri të Kosovës pranuan në gjykatë se kanë prekur provatskenën e krimit ku u qëllua për vdekje politikani serb Oliver Ivanoviç.

Dy policët e pranuan se kishin manipuluar provatskenën e vrasjes së politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç, sipas një procesverbali me shkrim të një vendimi të marrë nga Gjykata Themelore në qytetin e Mitrovicës për t’i liruar ata.

Një nga policët, i identifikuar me inicialet Zh.J., i tha gjykatës se ai bëri atë që pretendonte prokuroria “nga padituria dhe mungesa e trajnimit dhe jo me qëllim” dhe se ai pendohej sinqerisht për veprimet e tij, përcjell BIRN.

Avokatja e policit tjerë, i identifikuar si D. M., i tha gjykatës se klienti i saj e telefonoi ambulancën me celularin e tij duke menduar se Ivanoviqi ishte i sëmurë, por pa e kuptuar se çfarë i kishte ndodhur atij, sipas dokumentit të gjykatës.

Gjatë seancës dëgjimore në Mitrovicë të hënën, prokuroria tha se videot e mbikëqyrjes të analizuara nga hetuesit tregonin Zh.J. duke marrë një gëzhojë plumbi nga vendi i krimit dhe duke e futur atë në xhep.

Sipas prokurorisë, polici i dytë D. M. e pa Zh. J. duke e bërë këtë gjë, por nuk reagoi.

Prokuroria tha gjithashtu se dy policët lejuan një kalimtar të kalonte në skenën e krimit ku Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje më 16 janar, para zyrave të partisë së tij në Mitrovicën e veriut. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori