Policët e rrëmbyer mbërrijnë në Kosovë
Dy policët kosovarë të cilët u arrestuan të shtunën nga xhandameria serbe në zonën në afërsi të pikës kufitare në Merdarë i janë dorëzuar misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, ndërsa tashmë kanë arritur në Kosovë.

Lajmin ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë,zëdhënësi i EULEX-it, Nikollas Hauton, i cili bëri të ditur se transportimi i tyre, është bërë nga qyteti i Prokuples, për në territorin e Kosovës.

Ai tha se hetimet për rrethanat e arrestimit do të vazhdojnë, por përjashtoi mundësinë që raporti final të jetë publik. Hauton nuk dha as ndonjë afat kohor se kur mund të jetë gati raporti në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori