Policët e Kosovës kthehen në shtëpi pa alltija
Policët e Kosovës Shukri Binaku dhe Sami Beqiri janë kthyer në shtëpitë e tyre. Në dëshmitë e dhëna prej tyre, ata kanë pohuar se nuk janë kapur në vendin e fotografuar nga xhandarmëria serbe.

Ata sollën me vete uniformat, por alltijat u mbetën në Serbi. Ata u liruan nga paraburgimi në Serbi, ku po mbaheshin prej së shtunës, ku edhe u kapën në vijën kufitare në fshatin Dumnicë të Podujevës. Edhe pse policët u liruan në mesditë dhe u dorëzuan te autoritetet e EULEX-it, ata nuk erdhën në fshatin e tyre të lindjes deri vonë në mbrëmje. /albeu.com/

Shtuar më 03/04/2012, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori