Polemika Rexhepi-Krasniqi
Bajram Rexhepi
Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi i është kundërpërgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, për akuzat që ky i fundit i ka bërë.

“Nuk dëshiroj të merrem fare me atë njeri. Nuk dëshiroj t’i komentojë deklaratat e një njeriu me mendje të sëmurë”, ka thënë Rexhepi për “Epokën e Re”. Florin Krasniqi ka thënë të martën se “Rexhepi është pjesë e SHIK-ut”.

Një nga drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje!”, Florin Krasniqi ka akuzuar partitë e mëdha PDK dhe LDK se vazhdojnë të kenë shërbimet e tyre sekrete paralele, ndërsa si pjesëtar të shërbimit sekret SHIK të PDK-së e ka quajtur edhe ministrin e Brendshëm Bajram Rexhepi.

“I ftoj dy partitë më të mëdha që ta elaborojnë këtë fjali, edhe për ju LDK-në, çka keni bë me Sigurimin e Atdheut a e keni hala, këta të paktën na kanë qu një letër e prishëm, ju as letër s’na keni qu bile me thanë është s ‘ është ka qenë s’ ka qenë. Duhet ta përkrahim iniciativën e Burim Ramadanit, ta krijojmë një tekst që do të na krijon mundësi që t'i hetojmë këto shërbime informative, t’i shohim kush janë”, ka thënë Krasniqi.
Shtuar më 10/11/2011, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori