Podujevë, alivanosen nxënësit e një klase
Paniku ka kapur në orët e pasdites shkollën e mesme teknike “ Fan .S. Noli” në Podujevë.

Papritur disa nxënës të njërës prej klasave të ndërrimit të dytë në këtë shkollë kanë filluar të alivanosen njëri pas tjetrit, raporton Gazeta Express.


Ata janë dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë kurse Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.


Shkaqet e alivanosjes ende nuk dihen. Pak kohë më parë në një dasmë pikërisht në Podujevë ishte alivanosur nusja dhe shumë gra pjesëmarrëse në aheng të cilat ishin dërguar edhe për trajtim mjekësor.
Shtuar më 03/11/2011, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori