Nënkryetari i Partisë Demokratiuke të Kosovës,
Hajredin Kuçi ka theksuar se Kosova po shkon në
zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai tha se AAK-ja, NISMA dhe Vetëvendosje nuk arritën të fitojnë në zgjedhjet e 8 qershorit dhe se kurrë nuk kanë për të fituar.
“Rezultati nuk mund të ndërrohet me 9 qershor. Në opozitë nuk mund të na çojnë tre apo katër burra që janë mbledh, por vetëm qytetarët”, ka thënë Kuçi.
Hajredin Kuçi ka konfirmuar se në këto kushte PDK-ja është përfundimisht për
zgjedhje të reja.
“Po shkojmë në
zgjedhje. Kush fiton ja paftë hajrin”, ka thënë ai.
Kuçi tha se PDK-ja nënshtrohet vetëm nga populli dhe jo nga disa burra që bëjnë marrëveshje jokushtetuese./albeu.com/
Shtuar më 05/11/2014,
ora 17:31