Po me serbët si do të veprohet?
Subjekti më i madh politik serb në Kosovë, Lista Serbe do të hyjë me patjetër në qeveri.

"Lista Serbe do të jetë patjetër në qeveri. Kjo, pasi qeveria e re duhet të kalojë në një fazë, ku janë të përcaktuara disa parime bazë", i ka thënë një diplomat Tribunës.

Fillimisht, kërkohet që kryetari i Kuvendit të zgjidhet konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, së dyti, që presidentja të nominojë mandatarin e qeverisë në të dyja rastet vetëm duke u mbështetur në aktgjykimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese dhe së treti që koalicioni i ardhshëm qeverisës të jetë gjithëpërfshirës, që nënkupton që pjesë e tij të jetë edhe “Srpska”./albeu.com/

Shtuar më 01/10/2014, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori