Po mblidhte boronica, gruaja nga Shqipëria plagoset me armë
Dje në orën 12:00 është plagosur me armë zjarri një grua 39-vjeçare shtetase e Shqipërisë në bjeshkët e fshatit Babaj i Bokës, Gjakovë.

Për këtë rast Policia ka arrestuar një shqiptar nga Kosova 56 vjeç. Gruaja është dërguar në spitalin e Gjakovës dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë.

Motivet e kësaj plagosjeje nuk dihen ende, nuk dihet as marrëdhënia e tyre.

"Bjeshkët e Babaj të Bokës, Gjakovë 24.07.2018 – 12:00. Viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke mbledhur boronica është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull K-shqiptar. Sipas viktimës i dyshuari ka shtënë me armë në ajër dy herë ku njëri nga plumbat e ka goditur viktimën në kofshë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit shkon në mbajtje." thuhet në raportin e policisë.

Pas hetimeve fillestare Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka arritur të arrestoj një person të dyshuar M/kosovar-shqiptar i moshës 56 vjeçar dhe është konfiskuar një armë.


Shtuar më 25/07/2018, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori