Zelensky bën premtimin: Lufta nuk do të përfundojë derisa gadishulli i Krimesë të çlirohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se lufta me Rusinë nuk do të përfundojë derisa gadishulli i Krimesë të çlirohet.

“Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo,” tha presidenti ukrainas gjatë një fjalimi mesnatën e të martës.

“Rajoni i Detit të Zi nuk mund të jetë i sigurt për sa kohë që Krimea është e pushtuar”, tha ai.

“Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në shumë vende në brigjet e Detit Mesdhe për sa kohë që Rusia është në gjendje të përdorë gadishullin tonë si bazën e saj ushtarake. Kjo luftë ruse kundër Ukrainës dhe kundër gjithë Evropës së lirë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me Krimenë dhe me çlirimin e saj”, shtoi Zelensky.

Kujtojmë se Krimeja ndodhet në Detin e Zi, dhe u aneksua nga Moska në vitin 2014.