Plotësohet "ëndrra" e Thaçit - bashkë me Angela Merkel në Berlin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur nga Angela Merkel në Konferencën Ballkanike në kryqytetin e Gjermanisë.

Kancelarja Merkel, e takoi edhe Thaçin, mes kryeministrave të tjerë ballkanas.

Ky është një nga takimet e rralla të Thaçit me autoritetet gjermane.

Ngjan që Hashim Thaçi të ketë qenë i emocionuar për këtë takim, pasi pati shkruar dhe një status për vizitën në Berlin.

Ja statusi i Thaçit para se të nisej në Konferencën Ballkanike të Berlinit

Në Konferencën e Berlinit delegacioni i Kosovës prezantoi mundësitë investive konkrete. Bashkëpunimi rajonal, reformat në sundim të ligjit, luftim kundër korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik janë të ndërlidhura njëra me tjetrën. Nuk ka ekonomi të fortë pa marrëdhënie të mira me fqinj dhe nuk ka krijim të vendeve të reja të punës nëse nuk ka shtet ligjor. Kosova ka shënuar progres këto vite por si kryeminister i vendit kam dhënë premtimin se do të punojmë edhe më shumë të ndërtojmë ekonomi moderne. HTH
Shtuar më 28/08/2014, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori