Plazhi i Durrësit në kaos, si mund të të prishen pushimet (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka vazhduar të postojë në Facebook video duke iu qarë hallet hallexhinjëve. Natyrisht këtë mund të bënte më së miri gjatë viteve që ka qenë kryeministër.

Video më e fundit është kur policia tenton të sekuestrojë me gjasë një objekt-lëvizës që po shiste rrugve të plazhit të Durrësit pa kupon.

Por, edhe policia është e vonuar pasi në Durrës është një kaos i vërtetë,shkruan albeu.com.

Rreshti i parë me çadra është më i shtrenjti dhe ti e merr një çadër me shpresën se do të kënaqesh por duhet të jesh e me fat. Duhet të jesh me fat pasi para teje mund të dalë një shitës me një objekt-lëvizës që e ka stërmbushur me lloj-lloj lodrash dhe ti nuk do të kesh pamje detin por këtë shitës gjithë ditën.

Dikush me të drejtë thotë se është hallexhi e duhet të shesë por le t'i bëjë një vend bashkia pasi edhe nga ana tjetër ky pushues pret këto pak ditë pushim për një vit dhe dëshiron të pushojë i qetë.

Por, në këtë plazh nuk mungojnë as gomerët e kuajt që mbajnë në shpinë ndonjë produkt për të shitur.

Gjithashtu shumë nga përgjegjësit e çadrave janë nën-moshë ndërsa albeu.com ka pyetur dikë i cili tha se paguhej vetëm 500 lek të reja në ditë.

Prandaj nuk kanë faj pushuesit të ankohen por të paktën t'i gëzohen çmimeve të ulëta që ofron ky plazh./Ervin Shkulaku-albeu.com/
Shtuar më 20/07/2018, ora 00:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori