Platforma serbe do të mbetet në sirtar
E ashtuquajtura platformë e Serbisë për Kosovën si të gjitha platformat dhe elaboratet që Serbia ka hartuar që nga shekulli XIX, do të mbetet në sirtar në Beograd dhe asnjë paragraf i saj, nuk do të merret parasysh nga Brukseli zyrtar. Kështu shprehet në një intervistë për RTK-në ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj i cili nënvizon se Kosova nuk ka pse t’i frikësohet dialogut.

“Ne do të vazhdojmë të marrim pjesë në dialog. Dialogu udhëhiqet nga Beronesha Ashton. Ajo ka dalë me një agjendë të saktë kohore, përmbajtësore, dihen temat e dialogut, kryeministri Thaçi ka informuar disa herë opinionin publik për temat që janë biseduar deri më tash, prandaj meqë agjenda përmbajtësore e dialogut, është publike, është e qartë, Republika e Kosovës do ta vazhdojë të jetë pjesë e atij dialogu”, tha Hoxhaj. /albeu.com/

Shtuar më 03/01/2013, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori