Mbrëmë pas mesnate, faqja zyrtare në rrjetin social "Facebook" e Bilall
Kasamit është marrë nën kontroll nga persona tjerë. Gazeta Express nga burimet brenda partisë mëson së kjo vepër kryer nga njerëz brenda partisë, që janë kundërshtarë të
Kasamit.
Kohëve të fundit në Lëvizjen
Besa po mbretëron një atmosferë jo e mirë brenda strukturave. Siç mësohet, janë krijuar dy klane që pretendojnë udhëheqjen e partisë. Më i zëshëm kundër kryetar aktual është
klani i ashtuquajtur "
Klani i Shkupit", që udhëhiqet nga Adnan Ismailovski. Dy ose tre deputetë janë pjesë përbërëse e këtij
klani.
E gjithë kjo betejë po zhvillohet në prag të Kongresit partiak që pritet të mbahet në shkurt të këtij viti.
Klani i Shkupit ka pretendime që partinë duhet ta udhëheqë një figurë tjetër e që medoemos të jetë nga dega e Çairit. Edhe dorëheqja e djeshme e Zeqirija Ibrahimit nga pozita e nënkryetarit dëshmon këtë gjë.
Dallimet në mes këtyre grupacioneve dita ditës po shtohen. Këto probleme kanë filluar para zgjedhjeve lokale.
Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare, njësinë ku listën e udhëheqi Kasami, Lëvizja
Besa mori 3 deputetë. Ndërsa dy njësitë tjera me nga një deputet./Gazeta Express/
Shtuar më 06/01/2018,
ora 12:03