Gjuajtën shpendë në mënyrë të paligjshme, nisin hetimet për 3 persona në Gjirokastër

Tre persona janë proceduar penalisht në Gjirokastër, pasi u kapën duke bërë gjueti në mënyrë të paligjshme.

Uniformat blu bëjnë me dije se të arrestuarit janë shtetasit V. Sh., 66 vjeç, S. Sh., 35 vjeç dhe K. N., 46 vjeç, banues në Lushnjë.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Gjueti e paligjshme”, në ngarkim të shtetasve V. Sh., 66 vjeç, S. Sh., 35 vjeç dhe K. N., 46 vjeç, banues në Lushnjë.

Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Picarit”, Gjirokastër, pasi kishin gjuajtur shpendë, në mënyrë të paligjshme. Në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu me lejet përkatëse, fishekë, shpendë dhe kafshë të vrara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/