Plas sherri në LDK-në e Drenasit
Pas certifikimit të listave zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë shpërthyer pakënaqësitë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një rast i tillë ka ndodhë edhe me listën për asamble komunale të Drenasit nga LDK-ja, ku si bartës i listës nga Kryesia e Degës ishte propozuar emri i veprimtarit të hershëm të LDK-së në këtë Komunë, Sadik Krasniqi.

Ky i fundit thotë se një propozim i tillë ishte miratuar edhe nga Kryesia Qendrore e LDK-së.

Krasniqi thotë se madje e kishte nënshkruar edhe formularin për bartës të listës në seli të LDK-së në Prishtinë.

“Një orë para se të mbyllej afati për ndërhyrje në lista nga KQZ-ja, Sami Hamiti, anëtar i LDK-së në KQZ dhe dikush nga Kryesia Qendrore e LDK-së kanë larguar emrin tim duke e futur atë të kryetarit të Degës në Drenas, Bedri Nika”, ka deklaruar Krasniqi.

Veprimtari i hershëm i LDK-së, që asnjëherë nuk kishte lëvizur nga partia, thotë se kolegu i tij, Bedri Nika e ka propozuar veten për bartës të listës, pa pëlqimin e Kryesisë së Degës.

Krasniqi thotë se edhe pas këtyre dallavereve të bëra nga Bedri Nika e disa zyrtarë të LDK-së, nuk mund ta lëkundin veprimtarinë e tij në LDK.

Me këtë rast ai falënderon të gjithë anëtarët e Kryesisë së Degës së LDK-së në Drenas për mbështetjen që ia kanë dhënë./indeksonline
Shtuar më 02/09/2017, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori