Plas në Dubravë, një zyrtar kapet duke abuzuar me detyrën
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit ka arrestuar një person, pasi dyshohet se i njëjti ka keqpërdorur pozitën zyrtare në Burgun e Dubravës.

“I dyshuari M.A. viti i lindjes 1985, me pozitë pune zyrtar në Zyrën për Lirim me KushtBurgun e Dubravës, dyshohet se ka marre ryshfet me qëllimin që për një person të burgosur të bëjë rekomandim për lirim me kusht”, thuhet në një komunikatë të PK-së.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.


Shtuar më 15/11/2018, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori