Plas keq mes Gjermanisë dhe Turqisë, Merkel i drejtohet BE-së
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se qeveria e saj mund të “mendoj përsëri” për raportet me Turqinë dhe ka kërkuar një pauzë në negociatat e Bashkimit Evropian me Turqinë, pasi autoritetet turke i kanë arrestuar edhe dy gjermanë të tjerë.

Gjithsej 12 shtetas gjermanë tashme janë në burg në Turqi dhe ballafaqohen me atë që Berlini i cilëson si “akuza politike”, shkruan REL.

Në mesin e tyre është edhe gazetari, Deniz Yucel, korrespondent i së përditshmes gjermane, Die Welt, i cili është arrestuar para gjashtë muajsh.

Shumë shtetas evropianë janë arrestuar në Turqi gjatë periudhës së fundit, të akuzuar për involvim në grushtshtetin e dështuar të vitit të kaluar, kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur mbrëmë në një tubim biznesor në Nuremberg, Merkel tha se nuk ka “baza juridike” për arrestimin e 12 gjermanëve, të cilët janë paraburgosur për “akuza politike”, dhe nëse të burgosurit nuk lirohen së shpejti, Berlini do të “mendoj përsëri” për raportet tashmë të tensionuara me Turqinë.
Shtuar më 02/09/2017, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori