Trajneri Santos beson në të pamundurën: Ne mund ta fitojmë Kupën e Botës, ja cila është favorite

Tekniku i kombëtares portugeze, Fernando Santos, ka shpjeguar disa nga arsyet që e çuan atë në zgjedhjen e listës së lojtarëve për në Kupën e Botës në Katar, ku gjithashtu ka lënë jashtë një emër të rëndësishëm, Renato Sanches.

“Kemi vëzhguar dhe analizuar gjithçka në këto muaj. Thirrjet janë bazuar në atë që kemi parë, nuk ka asgjë të re. Ne duam që të kemi lojtarët më të mirë si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Mund të kishim bërë edhe zgjedhje të tjera. Deri në fund kishte dyshime, sepse disa lojtarë janë të ngjashëm sa u përket statistikave. Ne do të marrim të gjithë përgjegjësinë për zgjedhjet e bëra”.

Mungesa e Moutinhos, Renato Sanches dhe lojtarëve të tjerë?

“Nuk duhet të fokusohemi në çështje individuale, në përjashtime individuale. Duhet të mendojmë se çfarë është më e mira për ekipin.”

Ambicia?

“Mendoj se mund të synojmë trofeun, kjo skuadër mund ta bëjë këtë. Favorite është Franca, pasi ka fituar Botërorin e fundit”.

Çfarë mund të japë Ronaldo?

“Ne do të përpiqemi të kuptojmë se cilat janë kushtet më të mira për marrë  më të mirën nga individë të veçantë, përfshirë Cristianon”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2022 22:44