Plas dhuna në kuvendin e Skënderajt, rojet e Bekim Jasharit zihen me Vetëvendosjen
Kuvendin Komunal të Skenderajt sot ka ndodhur një përleshje fizike. Mësohet se janë përfshirë rreth 30 persona, mes tyre drejtorë e asambleistë.

Sot gjatë seancës në Kuvendin Komunal të Skenderjat ka ndodhur një rrahje masive.

Rojet e kryetarit të komunës, Bekim Jashari, bashkë me drejtorin për Kulturë dhe Rini, Ramiz Shala, janë rrahur me disa asambleistë të Vetëvendosjes dhe të Iniciativës 40000,raporton express.

Momentalisht disa prej përfshirëve në përleshje gjenden në polici dhe po presin të japin deklaratat e tyre.



Shtuar më 28/09/2018, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori