Plas dhuna në Fushë-Kosovë
Policia e Kosovës njofton se në fshatin Bresje të Fushë Kosovës ka ndodhur një rrahje masive të enjten pasdite. Me këtë rast, pesë persona janë arrestuar.

Njoftimi i Policisë:

Fshati Bresje, Fushë Kosovë 31.05.2018-12:46. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor në QKUK, janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.


Shtuar më 01/06/2018, ora 09:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori