Plas arma në Prishtinë, dy persona sulmojnë dy të tjerë
Rreth orës 20:28 dy persona janë sulmuar me armë zjarri në rrugën Nazim Gafurri në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës. Personat që kanë sulmuar janë të njohur nga Policia e Kosovës e gjithashtu edhe nga viktimat e rastit.

Ratin e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja plumbash.

Viktimat janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre. Ndërsa nuk raportohet për persona të lenduar.

Policia e Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti.

"Sonte ne ora 20:28 është raportuar se në rrugën Nazim Gafurri në Prishtinë ka pasë gjuajtje me armë. Në lokacion ka dalë menjëherë Policia dhe ka kontaktuar ankuesit me ç’rast të njëjtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë tani me të njohur edhe për policinë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përderisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Policia është duke ndërmarr veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti dhe për detaje tjera do te njoftoheni me kohe", ka konfirmuar Hoxha nga Policia e Kosovës.
Shtuar më 15/10/2019, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori