Plani për veriun sa më shpejt
Shefi i Zyrës së BE’së në Kosovë Samuel Zbogar shprehet se qeveria e Kosovës duhet ta bëjë planin për veriun sa më parë që është e mundur. Sipas tij për këtë cështje duhet të ketë dy palë negociata – me Serbinë dhe me serbët e veriut.
Në një intervistë për Express ai i quan të padrejta kritikat e bëra në drejtim të EULEX ndërsa pohon se korrupsioni është problem i madh në Kosovë.


Unë provoj të shikoj drejt të ardhmes dhe se si situata mund të bëhet më mirë. Unë mendoj se askush nuk është i lumtur me situatën e cila ekziston. Shoh në Prishtinë shumë frustrim për shkak të situatës dhe shoh se edhe njerëzit që jetojnë në veri janë të frustruar dhe të palumtur me situatën se si është. Askush nuk ka dëshirë të jetojë në frikë konstante apo pasiguri se çka do të sjellë dita tjetër. Kur kam vizituar veriun, kam folur me njerëz dhe me shoqërinë civile atje, dhe mund ta ndjesh ndjenjën e parehatisë që ekziston atje. Dhe është obligim i të gjithëve, pikësëpari i institucioneve të Kosovës që të gjendet një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë. Dhe për këtë nevojitet punë e madhe, nuk është diçka që mund të zgjidhet lehtë. Ne i kemi bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të përgatisë një agjendë për veriun. Ne vetë jemi duke menduar se si të ndihmojmë në krijimin e besimit sepse nga aty duhet të nisemi, që tani nuk ka" është shprehur ai. /albeu.com/

Shtuar më 28/04/2012, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori