Plani për veriun është ende fazën fillestare
Hajredin Kuçi
Plani integrues për veriun nuk është një dokument të cilit i është dhënë forma finale, pavarësisht që prej kohësh një të tillë komuniteti ndërkombëtar ia ka kërkuar Prishtinës zyrtare. Në Qeveri kanë thënë të mërkurën se ky ende është një projekt inicial.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se autoritetet vendore kanë nevojë paraprakisht të marrin bekimin e Perëndimit, para se planin t’ia qesin për miratim Kuvendit. Kuçi ka thënë se do të vijë koha kur edhe institucionit që drejton Krasniqi do t’i prezantohet dokumenti.

Plani është inicial. Ka nevojë për ide të reja, edhe nga qeveria, edhe nga ekspertët, edhe nga opinioni publik. Por, mbi të gjitha, ka nevojë për receptorët tanë, nëse më lejohet ta them, dhe receptorë në këtë rast janë BE-ja dhe SHBA-ja”, ka thënë Kuçi, pas mbledhjes së Qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2012, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori