Plagoset një polic në Kosovë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për plagosjen e një zyrtari policor në Kllokot.

I dyshuari pas një fjalosje me zyrtarin policor që kishte qenë jashtë detyrës zyrtare, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Si pasojë viktima ishte plagosur dhe është dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës për tretman mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga i dyshuari kanë konfiskuar një armë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.

Më urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje , njofton raporti 24 orësh i policisë,
Shtuar më 29/03/2020, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori