Emigrantja shqiptare bën për “spital” dy të moshuar në Greqi

Një 39-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë në Greqi mëngjesin e sotëm.

Shqiptarja akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një çifti të moshuarish, 70 dhe 75 vjeç.

Kanë qenë pikërisht dy të moshuarit që kanë denoncuar në polici 39-vjeçaren.

Ende nuk dihen shkaqet që çuar shqiptaren të ushtrojë dhunë ndaj çiftit të moshuar grek.