Plagosen dy fëmijë nga një aksident
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pripor të Shkupit.

Në këtë aksident, janë plagosur 9 persona, mes të cilëve 2 janë fëmijë.

Bëhet me dije se janë përplasur dy automjete të tipit "Golf" nga fshati Çiflik.

Në njërën makinë ka qenë shoferi H.S. (33), dy gra H.S. (29) dhe Gj.S. (56) dhe dy fëmijët, një e porsalindur disa muajsh dhe fëmijë në moshën tre vjeçare.
Katër anëtarë të një familje kanë qenë në veturën e dytë: Shoferi i automjetit V.S. (33) dhe tre gra A.S. (42), S.S. (42) dhe N.S. (40). /albeu.com/


Shtuar më 18/08/2014, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori