PK, EULEX, KFOR: Kemi marrë të gjitha masat
Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR kanë marrë të gjitha masat për raundin e dytë zgjedhor që mbahet të dielën.

Kujdes i veçantë do t’i kushtohet veriut ku incidentet e 3 nëntorit, çuan në anulimin e procesit.

Policia e Kosovës, si intervenues i parë do të jetë e pranishme jashtë qendravevotimit dhe pikave të tjetra kyçe, e përkrahur dukshëm nga EULEX-i, si intervenues i dytë.

"KFOR-i, si palë e tretë, do të jetë afër qendravevotimit dhe do të vendosë trupa të përqendruar në veri",-sqaron komunikata./albeu.com/
Shtuar më 29/11/2013, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori