Prej gati afër pesë ditësh doganierët në pikat
kufitare Jarinjë dhe Bërnjak në veri të vendit nuk janë ndërruar pasi
kushtet e këqia atmosferike e kanë bërë të pamundur fluturimin e helikopterëve në pikat doganore.
Adriatik
Stavileci, zëdhënës i Doganave, për Radio Kosovën tha se ndërrimi tashmë është bërë sot pasi helikopteri ka dërguar oficerët e ndërrimit të radhës, që zëvendësojnë oficerët në këto dy pika.
”Me 30 kur është bërë ndërrimi i fundit faktikisht nuk kemi arritë me bërë ndërrimin deri me sot. Sot në mëngjes veç është nisur ndërrimi i ardhshëm”, tha
Stavileci. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2013,
ora 13:04