Pieter Feith dënon dhunën në Mitrovicë
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith e dënoi të enjten incidentin e dhunshëm në Kroin e Vitakut i cili ndodhi të mërkurën mbrëma, në të cilin disa persona u plagosën dhe një person e humbi jetën.

Vdekja e një personi është tragjedi për familjen e tij dhe komunitetin, por në çfarëdo rrethane – sipas Feith – ky incident nuk duhet lejuar që të shfrytëzohet si pretekst për të ngritur tensionin dhe frikën në rajon.

“U bëj thirrje të gjithë njerëzve në komunitet që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe t’ia mundësojë asaj kryerjen e hetimeve sa më efikase që të jetë e mundur. Kjo është mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë incident pa vonesë dhe për të sjellë drejtësinë për ata që kanë marrë plagë dhe për vdekjen e një anëtari të familjes”, ka thënë Feith.
Shtuar më 10/11/2011, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori