Petroviq: Thaçi të shkarkojë Rashiqin
Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit i është kërkuar që të shkarkojë nga pozita e ministrit të Punës dhe Mirëqënies Sociale, Nenad Rashqin. Kërkesa kryeministrit i ka ardhur nga zv/kryeministri dhe kreu i SLS-së, Sllobodan Petroviq.

Shkarkimi i tij pritet që të bëhet brenda pak ditësh. Kështu ka thënë Petroviq në mbledhjen e fundit të subjektit të tij, raporton RTK.

“Ne sot ia kemi dërguar një shkresë Kryeministrit dhe e kemi njoftuar për këto informacione. Presim që ditëve e të ardhshme të kemi një emër të ri për pozitën e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale”, ka theksuar Petroviq. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2013, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori