Petrich: Franca është fajtore pse u bombardua Serbia
Ish- emisari i BE-së në bisedimet Kosovë – Serbi gjatë kohës së Rambouillet, austriaku Wolfgang Petrich, i cili edhe tani është pjesë e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje nëpërmjet shkëmbimit të territoreve, gjatë një debati për bombardimet e NATO’s që kanë filluar më 24 mars 1999, ka thënë se ky veprim i aleatëve ishte ilegal.

Ai u ka thënë serbëve se fajtorin duhet ta kërkojnë në Francë. Petritch ka thënë se Serbia ka rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor sepse si vendi më i madh në rajon ka përgjegjësinë më të madhe për atë që ka ndodhur por dhe për të ardhmen.

Gjatë pjesëmarrjes në një debat “20 vjet nga bombardimet e NATO-s, a ka Ballkani të ardhme?” të organizuar nga Lëvizja serbo-austriake për solidaritet në Vjenë, Petrich ka thënë se çështja e Kosovës duhet të shihet në tërësi sepse nuk e ka zanafillën vetëm nga intervenimi i NATO’s, por shumë kohë më parë.

Petrich ka thënë se rënia e Jugosllavisë ka filluar me heqjen e autonomisë së Kosovës, ndërsa ka përfunduar me konferencën e Rambouillet. Sipas diplomatit austriak, me origjinë sllovene, marrëveshja Yeltsin –Millosheviq ka hapur rrugën e internacionalizimit të çështjes së Kosovës, sepse kjo marrëveshje kishte lejuar hyrjen e vëzhguesve, ndërsa marrëveshja Holbrooke –Millosheviq, sipas tij, e kishte internacionalizuar edhe më tëj çështjen, sepse kishte mundësuar që NATO të kryej fluturimeve vëzhguese mbi territorin serb.

“Historia e problemit të Kosovës është e gjatë, dhe nuk fillon më 1989, më Milloshevqin, por më herët, menjëherë pas vdekjes së Tito’s, kur nisën protestat në Prishtinë, që ndikoi në intesifikimin e konfliktit” ka thënë Petrich.

Petrich ka thënë se aneksi ushtarak i dokumentit të Rambouillet nuk ka qenë pjesë e negociatave pasi për këtë dokument ka mundur të bisedojë vetëm Beogradi e jo edhe pala kosovare.

Petrich ka hedhur bombardimi i NATO-s ka qenë ilegal sepse sipas tij ka ndodhur kundër të drejtës ndërkombëtare, ndërkohë që ka hedhur poshtë pohimet se lufta e Kosovës ka qenë një luftë e përgatitur paraprakisht.

“Nuk jam mik i militarizmit amerikan, por të parët që thënë se bisedimet dështuan ishin zyrtarët e Parisit të cilët dhanë shenjat se tani gjërat në dorë do t’i marrë NATO. Kjo për mua ishte shokuese, sepse Franca ka qenë aleat shekullor i serbëve në të gjitha luftërat” ka thënë Petritch.

Ai u ka sugjeruar serbëve që t’i pyesin francezët se pse ua kthyen shpinën.
Shtuar më 25/03/2019, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori