Petriç: Gjykata Speciale provë për BE-në dhe SHBA-në
Ish i dërguari BE-së për Kosovën, Volfgang Petriç ka thënë se Gjykata Speciale është një test që do të tregojë nëse SHBA-ja dhe BE-ja, janë të barabarta për të gjithë.

Petriç ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ishte një përvojë shumë e rëndësishme e të mësuarit.


“Kur është fjala për procedurat gjyqësore traditat e Kosovës me ato perëndimore janë të ndryshme. Besoj se Gjykata Speciale do të jetë shumë e rëndësishme”, ka thënë Petriç në një intervistë për ‘Frankfurt’.

Ai ka theksuar se BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar janë të gatshëm për të shkuar deri në fund.

“Kanë kaluar pothuajse 20 vjet por në qoftë se ka pasur krime lufte ato duhet të ndiqen penalisht madje edhe kur bëhet fjalë për grupe të tilla si UÇK-ja. Është shumë e rëndësishme të testohet fakti se BE-ja dhe amerikanët me të vërtetë janë duke u përpjekur të jenë të barabartë. Krimi është krim”.

Sa i përket ushtrisë së Kosovës, Petriç vuri në dukje se është shumë herët për të folur në lidhje me të për shkak se në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm KFOR-i.

Ai ka thënë se për shkak të ekonomisë dhe gjendjes sociale shumë shqiptarë të Kosovës lanë vendin nga varfëria dhe pamundësia për të gjetur punë.

Duke folur rreth situatës politike Petriq ka theksuar se në Kosovë opozita gjithmonë po bëhet më ekstreme.

Ish i dërguari BE-së për Kosovën, Volfgang Petriç ka thënë se Gjykata Speciale është një test që do të tregojë nëse SHBA-ja dhe BE-ja, janë të barabarta për të gjithë. Petriq ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ishte një përvojë shumë e rëndësishme e të mësuarit.

“Kur është fjala për procedurat gjyqësore traditat e Kosovës me ato perëndimore janë të ndryshme. Besoj se Gjykata Speciale do të jetë shumë e rëndësishme”, ka thënë Petriq në një intervistë për ‘Frankfurt’, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar janë të gatshëm për të shkuar deri në fund. “Kanë kaluar pothuajse 20 vjet por në qoftë se ka pasur krime lufte ato duhet të ndiqen penalisht madje edhe kur bëhet fjalë për grupe të tilla si UÇK-ja.

Është shumë e rëndësishme të testohet fakti se BE-ja dhe amerikanët me të vërtetë janë duke u përpjekur të jenë të barabartë. Krimi është krim”.

Sa i përket ushtrisë së Kosovës, Petriq vuri në dukje se është shumë herët për të folur në lidhje me të për shkak se në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm KFOR-i.

Ai ka thënë se për shkak të ekonomisë dhe gjendjes sociale shumë shqiptarë të Kosovës lanë vendin nga varfëria dhe pamundësia për të gjetur punë.

Duke folur rreth situatës politike Petriç ka theksuar se në Kosovë opozita gjithmonë po bëhet më ekstreme.
Shtuar më 06/07/2017, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori