E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Petrele ankohet për numrin e lartë të fletvotimeve të pavlefshme
Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle tha se zgjedhjet ishin me një konkurrence të fortë, përderisa shumica e komunave më të mëdha votuan në raundin e dytë. Këto komente ai i bëri gjatë një konference shtypi ky bëri publike gjetjet paraprake të Misionit për zgjedhjet e balotazhit.

Sipas Peterle, fushata gjatë raundit të dytë ishte e qetë dhe pa gjuhë nxitëse.

"Fushata u zhvillua në një atmosferë kryesisht të qetë. Garuesit ishin në gjendje të shprehin mesazhet e tyre lirshëm dhe filluan fushatën menjëherë pas raundit të parë. Gjatë pesë ditëve të fushatës zyrtare, BE vërejti në mënyrë pozitive një numër të madh debatesh të organizuara nga mediat elektronike”, tha Peterle.

Sipas tij atmosfera në komunitetet me shumicë serbe të Parteshit dhe Kllokotit ishte e polarizuar por nuk ndodhi ndonjë incident i madh.

Përfaqësuesit e të dy kandidatëve për kryetar të Parteshit akuzuan njëri tjetrin për akte të vazhdueshme të blerjes së votave dhe presionit mbi përkrahësit e tyre.

Ndërsa mediat sipas Peterle gjate fushatës zgjedhore pesëditore ofruan mbulim mjaft të balancuar në lajme dhe organizuan disa debate ndërmjet kandidatëve, raporton "Zeri.info".

Por ai kishte ankesa lidhur me qasjen e personave me aftësi të kufizuar të cilët sipas Peterle, nuk kishin mundësi lëvizjeje."Qasja në objektet e vendvotimeve për personat me aftësi të kufizuar u dëshmua të jetë e vështirë, ku pak më shumë se gjysma e vendvotimeve të vizituara ishin të qasshme për personat me mundësi të kufizuar të lëvizjes.

Aranzhimi i vendvotimeve nuk ishte i përshtatshëm për këta persona në më shumë se një të pestën e vendvotimeve të vëzhguara", u shpreh Peterle.

Sipas Shefit të këtij misioni, Alojz Peterle, procesi i numërimit në QNR u vëzhgua nga vëzhgues së subjekteve politike dhe në përgjithësi sipas tij kjo qendër ofron një verifikim shumë të mirë.

Ai kishte ankesa në lidhje ne fletëvotimet e pavlefshme të cilat sipas tij ishin në një numër jashtëzakonisht të lartë dhe mbetet e lartë.

Peterle bëri të ditur që misioni që ai udhëheq do të qëndrojë në Kosovë deri më 7 dhjetor të këtij viti, pra deri sa të shpallen rezultatet përfundimtare.


Shtuar më 21/11/2017, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori