Peticioni i opozitës mbërrin tek Presidentja
Peticioni i tre partive opozitare të Kosovës mbërrin në presidencë. Pjesë e tij janë nënshkrimet e mbledhura për të kundërshtuar marrëveshjet në Bruksel dhe Demarkacionin me Malin e Zi, që ato më pas vendosën që tja dorëzojnë Presidentes së Kosovës.

Siç raportohet follderët që mbajnë nënshkrimet e peticionit janë futur në aparatin skenues. Ndërsa, sigurimi nuk ka dashur të lejojë gazetarët dhe kameramanët të futen brenda për shkak se siç kanë thënë ata, nuk ka pasur njoftim zyrtar të presidencës për pranimin e këtij peticioni.

Por në këto momente gazetarët dhe kameramanët janë brenda objektit të presidencës. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2015, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori