Peter Feith takim lamtumire me Stefan Fule
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtarë në Kosovë, Peter Feith, ka qëndruar dje në Bruksel ku është takuar me komisionarin për zgjerim të BE-së, Stefan Fule. Feith pritet që të largohet nga Kosova, pasi më 10 shtator pritet të përfundoj mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë një periudhe të mandatit të tij në Kosovë, diplomati holandez Feith ka qënë edhe si Përfaqësues i posaçëm i BE-së për Kosovën por, për shkak të kundërshtimit të disa vendeve të BE-së, të cilat nuk e njohin Kosovën, atij nuk i ishte vazhduar ky mandat dhe kishte mbetur vetëm në cilësinë e shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2012, ora 17:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori