Albert Pashaj pajtoi vrasës me pagesë për ta eliminuar, ky është Aredin Behari, si i shpëtoi vdekjes dy herë

Ky është Aredin Behari nga Fieri, i cili i shpëtoi vdekjes dy herë brenda dy viteve, pasi ka qenë shënjestër e atentateve për vrasje të porositura nga Albert Pashaj, i cili u arrestua sot nga policia me urdhër të SPAK-ut.

Albert Pashaj pajtoi dy vrasës me pagesë për të eliminuar Aredin Beharin. Vrasësit me pagesë, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase janë paguar me 80 mijë euro nga Albert Pashaj për të ekzekutuar Aredin Beharin në Fier, i cili në të dyja rastet ka shpëtuar.

Dy porositësit i bënë dy herë atentat shënjestrës, një herë në vitin 2017 dhe një herë në vitin 2019. Tentativa e parë në 2017-ën ka dështuar, pasi Behari i pikasi dhe u shtri përtokë. Ndërsa në 2019-ën, Henrik Hoxhajt iu bllokua kallashnikovi. Pashaj ka vendosur të vrasë Beharin në vitin 2017. Për të realizuar këtë qëllim, ai ka kontaktuar të hetuarin Henrik Hoxhajn, që të kryeje vrasjen kundrejt pagesës.

Hoxhaj pasi ka marrë përsipër të kryejë këtë veprim, ka kontaktuar lidhjen e tij, të hetuarin Skerdi Tasen me qëllim që vrasjen të kryenin së bashku. Të dy pasi kanë rënë dakord për të kryer vrasjen e Beharit kundrejt pagesës, kanë siguruar armën e krimit kanë vëzhguar viktimën dhe kanë përcaktuar ekzekutorin i cili do të ishte Tase në datën 05.11.2017.

Por vrasja nuk ndodhi pasi objektivi i ka pikasur menjehere dhe është shtrirë në tokë. Por porositësi Pashaj. nuk është ndalur këtu. Ai ka dashur ta finalizojë krimin e nisur në 2017 dhe në vitin 2019 duke e çuar pagesën në 80.000 euro. Për këtë arsye, të hetuarit Hoxhaj dhe Tase riorganizohen, duke gjetur automjetin, armën e krimit dhe pas vëzhgimit të objektivit në datën 03.04.2019, vendosin të vrasin shtetasin atë.

Ekzekutor në këtë rast u vendos të ishte Hoxhaj, duke qënë se herën e parë i hetuari Tase nuk e finalizoi me sukses. Edhe këtë rast për fatin e mirë të viktimës Aredin Behari krimi nuk u arrit të finalizohej, pasi të Hoxhajt pas goditjes së parë ju bllokua arma e llojit automatik kallashnikov./albeu.com/


Shtuar 27.06.2023 10:15