Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.192 mostra prej të cilëve rezultojnë 282
raste pozitive.
IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 5 viktima nga komunat: Gjilan 1
rast (72 vjeç), Lipjan 1
rast (71 vjeç), Prishtinë 1
rast (87 vjeç), Prizren 1
rast (84 vjeç) dhe Shtime 1
rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve
pozitive është 60.500
raste nga 235.724 persona të dyshimtë dhe 1.503 viktima.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.621
raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.376.
Rastet
pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96
raste, Prizren 48
raste, Podujevë 19
raste, Ferizaj 16
raste, Fushë-Kosovë 13
raste, Pejë 13
raste, Drenas 10
raste, Mitrovicë 10
raste, Rahovec 10
raste, Gjakovë 8
raste, Lipjan 7
raste, Skenderaj 6
raste, Gjilan 5
raste, Suharekë 5
raste, Klinë 4
raste, Viti 3
raste, Kamenicë 2
raste, Kaçanik 2
raste dhe me nga një
rast komunat Deçan, Malishevë, Ranillug, Shtime dhe Vushtrri 1
rast.
Shtuar më 01/02/2021,
ora 15:08