Djali 10-vjeçar i Ben Affleck i përplas Lamborghini-n, ja si reagoi partneri i Jennifer Lopez (VIDEO)

Djali 10-vjeçar i Ben Affleck, ka goditur aksidentalisht një Lamborghini me një BMW. Affleck dhe djali i tij Samuel, ishin bashkë me Jennifer Lopez ndërsa po vizitonin një qendër të makinave luksoze me qira në Los Anxhelos, kur aktori e lejoi 10-vjeçarin Samuel Garner

Affleck të hipte në sediljen e përparme të një Lamborghini SUV me ngjyrë të verdhë të ndezur.
Samueli, aksidentalisht i dha makinës mbrapa dhe u goditi me një BMW të bardhë. 10-vjeçari doli menjëherë nga automjeti ndërsa Affleck kontrolloi për dëmtimet e të dy automjeteve.

Lamborghini Urus, e cila jepet me qira për 1,475 dollarë në ditë, mund të blihet për 250 mijë dollarë, sipas New York Post.

Një punonjës shërbimi, pas verifikimit, tha për New York Post se nuk kishte dëm në asnjërin prej automjeteve. Ai shtoi se makinat janë parkuar shumë afër njëra-tjetrës, për shkak të mungesës së hapësirës.