Instituti RIDEA dhe Qendra për Studime Ndërkombëtare pranë Universitetit të Oksfordit (QSNUO) të martën kanë bërë prezantimin e studimit mbi
zgjidhjen e Rebusit në Kosovën Veriore.
Kjo përmbledhje pasqyron skenarët kryesor dhe rekomandimet për
zgjidhjen e rebusit ne
veriun e Kosovës që në parim, ka të paktën pesë skenarë për
zgjidhjen e problemit në veri të Kosovës.
Labinot Greiçevci nga Instituti kërkimor për çështje Evropiane RIDEA ka thënë se
skenari i parë është që kjo pjesë e vendit të ri-integrohet përmes përdorimit të forcës, ngjashëm me aksionin e Qeverisë së Kroacisë kundër Republikës Serbe të Krajinës (RSK) më 1995 apo atë të Qeverisë së Shri Lankës kundër rebelëve Tamil në veri të atij vendi më 2009.
Skenari i dytë i mundshëm, sipas tij, është ndarja e asaj pjese të Kosovës dhe bashkimi i saj me Serbinë në mënyrë të ngjashme me krijimin e Irlandës së Veriut nga gjashtë rajonet e Irlandës në fillim të viteve 1920 si pjesë e Mbretërisë së
Bashkuar, derisa 26 rajonet tjera fillimisht formuan Shtetin e Lirë Irlandez e më vonë Republikën e Irlandës.
Skenari i tretë, siç tha ai, është që t’i jepet veriut të Kosovës autonomi e gjerë territoriale-politike, e ngjashme me atë të Republika Srpska-s në Bosnjë dhe Hercegovinë apo atë të ‘shtetit konstitutiv’ vetëqeverisës turko-qipriot si pjesë e shtetit nominalisht të
bashkuar ‘Republika e Qipros së
Bashkuar’, propozuar nga OKB në vitin 2004.
Ndersa
skenari i katërt është si në rastin e Bërçkos në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Duke marrë parasysh faktin që deri në njëfarë mase ky skenar do e vendoste
veriun e Kosovës në ‘bashkëpronësi’ (kondominium) edhe të Kosovës edhe të Serbisë, edhe kjo strategji do të ishte jofunksionale dhe si pasojë do të prodhonte një integrim të dështuar të veriut të Kosovës me pjesën tjetër të Kosovës”, tha Greiçevci, raporton “Zëri”.
Skenari i fundit, për nga radha por jo edhe rëndësia, do të ishte implementimi i plotë i Planit të Ahtisarit në
veriun e Kosovës në mënyrë paqësore, vlerëson ai. Sipas tij, kjo zgjidhje do të kënaqte Qeverinë e Kosovës, serbët në jug të Kosovës dhe shumicën në bashkësinë ndërkombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2012,
ora 15:07