“Nuk kam pasur bukë të ha”, Emina Çunmulaj rrëfehet në podcast-in e Ramës: Luftoj për të ardhmen e popullit tim

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj ka qenë e ftuara e radhës në podcast-in e kryeministrit Edi Rama “Flasim”.

Ajo ka rrëfyer detaje nga jeta e saj, duke filluar nga vështirësitë e modelingut e deri te beteja që ka pasur me familjen për të ndjekur këtë rrugë.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se nuk merret me politikë, pavarësisht se Rama i vuri në dukje se kishte një passion dhe dëshirë të madhe për të mbledhur votat në Mal të Zi për shqiptarët.

Kujtojmë që modelja është nga me origjinë nga Tuzi, por ka lindur në SHBA, teksa aktualisht pret edhe konfirmimin si “Konsulle e nderit e Republikës së Shqipërisë”.

Modelja ka shprehur gjithashtu dëshirë që të shohë më shumë zhvillim  në vendin e saj dhe Lufton për këtë gjë.

Unë për atë që shoh me sy të ballit, luftoj për atë. Unë kur e shoh Tuzin sot, që zhvillohet dhe vazhdon të zhvillohet, do të luftoj për të ardhmen e popullit shqiptar. Aty, në trojet shqiptare të Malit të Zi. Thjesht, asgjë tjetër. Unë Nikën e shoh si dikush që ka ardhur në pushtet dhe ka bërë shumë gjëra që nuk si kanë bërë njerëzit përpara, që e kanë pasur për 30 vite. Unë sot i mbush 38 vjet. Është hera e parë në Mal të Zi që rruga është asfaltuar deri te shtëpia ime si duhet. Gjynah! Turp! Pse se kanë bërë të tjerët? Kanë pasur buxhetin. Janë gjëra të thjeshta. Janë gjëra elementare që të ekzistojë vendi, që t’i kemi dhe ne kushtet si malazezët”, ka thënë modelja.

Çunmulaj ka treguar edhe vështirësotë e fillimeve të saj si modele, teksa ka rrëfyer se shpesh nuk kishte bukë për të ngrënë, por gjithçka u shpërblye pas shumë përpjekjeve.

“Unë s’kam pasur bukë të ha kur kam qenë në Itali, në apartament me modele. Kjo është diçka që ndoshta s’ia kam treguar dikujt në jetë sepse janë vështirësitë e mia dhe të rrinë me mua. Ma bëjnë karakterin që ndoshta ti po thua, si jeton duke luftuar se jeta ime është gjithmonë në kokën time një luftë.

Edhe vazhdon në mënyra të tjera, por se lufto për ato që mendon dhe për të cilin je në jetën tënde, ajo që të vjen kollaj në jetë, edhe të hiqet kollaj.

Vetë bukë s’kam pasur të ha kur kam qenë  15 vjeç në Itali e më telefononte babai e më thoshte, “si je, bija ime?’’

-Mirë- i thosha- babë. Gjithçka në rregull.

Shkoja të flija, barku më dhimbtë. Shkoja të flija e çohesha natën. Më kishin dhënë 200 lira në atë kohë për t’i harxhuar për tre javë ditë, për të marrë metronë, për të ngrënë dhe për shkuar për të kërkuar punë si modele.

Por ka ardhur koha që të gjithë ato “luftëra”, everything pays back. Vetëm përkushtim, përkushtim, përkushtim, lufto. Mendimi im për t’u kthyer në fshat më mbyste. Të kthehesha vetë prapa nga një vend që ika, që doja një jetë më të mirë për veten, nuk me lejonte kurrsesi të  dorëzohesha, pastaj vajti puna edhe pak “luck” si i thonë amerikanët”, ka treguar ajo.


Shtuar 17.06.2023 10:13