Pesë kryeministrat
Më shumë akuza të ndërsjella e më pak qartësi në vizionin për qeverinë e ardhshme është vënë re në fushatën, e cila realisht ka nisur me të dhënë dorëheqje Qeveria Haradinaj.

Zyrtarisht fushata ka nisur të mërkurën më 25 shtator, ndërsa që aktiviteti i partive politike dhe koalicioneve është vënë re disa javë më herët, shkruan sot Koha Ditore.

Ndryshe nga zgjedhjet e 2017-s, kur kreun e qeverisë e synuan tre kandidatë, për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në garë janë pesë kandidatë për kryeministër.

Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, në hapje të fushatës ka thënë se “do ta shpëtojë Kosovën nga politikanet kryeneçë”. Ka thënë edhe se Qeveria e saj nuk do të vjedhë përmes “projekteve të asfaltit”.

“Investimi në rini është prioritet yni, prandaj Qeveria e Kosovës do të jetë partneri i rinisë sonë të mrekullueshme. Fokusi i investimit publik do të kalojë nga asfalti, ku e vjedhin, në shëndetësi për qytetarët tanë”, ka thënë ajo para mijëra njerëzve nga të gjitha qytetet e Kosovës të mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në hapjen zyrtare të fushatës.

Nga qyteti i tij i lindjes në Mitrovicë, ku edhe e ka hapur fushatën kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka premtuar forcimin e raporteve me SHBA-në e disa herë para se fushata zyrtarisht të fillojë në mënyrë të tërthortë është ankuar se kryeministri në detyrë Haradinaj, me të cilin bashkëqeverisi, acaroi raportet me miqtë ndërkombëtarë.
Shtuar më 29/09/2019, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori