Sherr për pronën!  Dy vëllezërit rrihen keq me njëri-tjetrin sa përfundojnë në spital, policia u vë prangat

Policia në Prizen ka vënë në pranga 2 vëllezër  të cilët janë konfliktuar fizikisht për pronën e tyre.

Policia e Prizrenit bën me dije se ata janë rrahur me njëri tjetrin dhe kanë përfunduar në spital, e më pas janë shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Prizren 04.07.2021 – 06:45.  Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vëllezër), pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti dhe si pasoj, kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë shoqëruar në polici. Me vendim të prokurorit, personat janë dërguar në ndalim policor. /albeu.com/

 


Shtuar 5.07.2021 09:32