Princ Valentino Corleone nga Gjilani mbrëmë pas mesnate është arrestuar nga policia e Kosovës.
Express nga burime të sigurta pranë familjes së
Valit dhe policisë, ka mësuar se dy
prindërit e
Valit, R.S. dhe H.S., e kanë lajmëruar atë në polici për ngacmim dhe kanosje.
Mësohet se
Vali një kohë ka bashkëjetuar me
prindërit e tij e pastaj i ka përzënë nga shtëpia.
Sipas informatave, policia ka shkuar në shtëpinë e
Valit për ta shoqëruar për në
stacion për një bisedë, mirëpo në këtë moment
Vali është bërë agresiv ndaj policëve, duke refuzuar të shkojë në
stacion e duke i kërcënuar ata.
Policët janë detyruar ta arrestojnë Valin dhe është dërguar edhe në psikiatri për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit – në Emergjencë.
Vali është ndaluar për 48 orë.
Shtuar më 06/03/2018,
ora 11:07