Përzgjidhen gjashtë boceta për shtatoren e Ibrahim Rugovës
Komisioni profesional i emëruar nga Komuna e Prishtinës, ka bërë përzgjedhjen artistike të shtatores së Presidentit të ndjerë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e cila do të vendoset në Sheshin e Pavarësisë “Ibrahim Rugova”.

Nga 33 oferta që kanë konkurruar, komisioni ka përzgjedhur gjashtë prej tyre. Komisionin e kanë përbërë këto institucione: Akademia e Artëve dhe Shkencave të Kosovës, Fakulteti i Artës në UP, Fakulteti i Arteve të Tiranës dhe Komuna e Prishtinës, shkruan "Tribuna".

Pjesë e vlerësimeve të propozimeve të dorëzuar ka qenë edhe familja e ish Presidentit Rugova. Të martën, më 23 prill, do të bëhet hapja publike e ofertave financiare, ndërkaq të mërkurën pritet të bëhet përzgjedhja dhe publikimi i ofertës fituese.

Këto janë vlerësimet e komisionit për ofertat e përzgjedhura.

Shifra Pikët

1968 80
7000 65
2904 60
3228 55
5667 50
1984 45. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2013, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori