Policia kufitare aksion në bregdetin e jugut, gjobiten 25 drejtues mjetesh lundrimi

Gjatë korrikut Policia Kufitare ka ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, 25 drejtues të mjeteve lundruese, kryesisht “Jet ski”, nga të cilat 3 janë bllokuar. Njoftohet se gjatë kontrolleve Policia Kufitare ka marrë njoftim për dy qytetarë që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit.

Pas lokalizimit të dy mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me 10.000 lekë të rinj secili. Bëhet fjalë për E. H., banues në Sarandë dhe K. K., banues në Tiranë.